Sport
Akil Gjakova ndalet në raundin e dytë, eliminohet nga Evropiani i xhudos
Demokracia
11:24 | 30 Prill 2022

Share:

Akil Gjakova është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos.

Xhudisti kosovar u ndal në raundin e dytë nga garuesi armen, Arsen Avedisyan.

Armeni e fitoi duelin me Gjakovën me IPPON, përcjell Demokracia.com.

Gjakova garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, kurse në raundin e parë kaloi pa duel.

Ndryshe, të premtën, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë./Demokracia.com/

Të ngjashme