Lajme
Kurtit nuk ia hapi “derën” askush në SHBA, kthehet në Kosovë
Demokracia
10:46 | 30 Prill 2022

Share:

Të mërkurën udhëtoi për në SHBA, pas një vizite shumë të përfolur, por kryeministrin Kurti, mëngjesi i së shtunës e ka gjetur në Kosovë. Siç duket, shefi i ekzekutivit nuk ia ka dalë të sigurojë takime në shtetin amerikan, duke u kthyer kështu pa i bërë ende as katër ditë atje.

Qytetarët e Kosovës, e sidomos votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë pasur pritshmëri të mëdha nga vizita e Kurtit në SHBA, raporton Demokracia.com.

Por e njëjta, ka përfunduar pa u mbushur as katër ditë, pasi kryeministri Albin Kurti sot është parë në Kosovë, më konkretisht në homazhet për 23 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës.

Nuk dihet se kur ka mbërritur Kurti në Kosovë, por vet ky kishte thënë se për në SHBA, po i përgatitet një agjendë e pasur me shumë takime, e vizita do t’i zgjaste më shumë se 10 ditë.

“Sa i përket vizitës në SHBA, besoj që pengesa kryesore është logjistike-teknike, sepse nuk mund të shkojë për tri ditë atje. Dua të shkoj për 10 ditë ose dy javë, sepse është edhe një shtet më i madh, por edhe takimet që dua t’i bëj atje do jenë edhe më të shumta se sa në Evropë, ku mund të shkosh edhe për dy ditë. Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi jemi detyruar ta shtyjmë muaj pas muaj, por nuk vjen në shprehje rishikimi i buxhetit në mes vit pa shkuar unë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe unë jam interesuar shumë dhe kjo do të ndodhë në këtë pranverë. Por, jo vetëm që do të shkoj, por edhe do të kthehem. Pra, do të shkoj e do të qëndroj më gjatë se sa në vendet e Bashkimit Evropian”, tha Kurti.

Vizita e Kurtit në SHBA, mund të cilësohet si një dështim pasi mezi siguroi dy takime.

Kurti të mërkurën mori pjesë në ceremonin mortore për ish-sekretaren Madeleine Albright, ku të pranishme ishin edhe presidentja Vjosa Osmani e ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Atje patën takime pak sekonda nëpër korridore me sekretarin amerikan Antony Blinken dhe siç e paraqitën në postimet e tyre në rrjete sociale, edhe me ish-presidentin Bill Clinton.

Megjithatë, Demokracia.com ka parë në disa video se Kurti nuk pati takim me Clinton, por vetëm një përshëndetje dhe fotografi, raporton Demokracia.com.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka takuar amerikanen Alice James, themeluesen e “Kosova Action Network” (KAN), organizatë kjo nga e cila më pas ka lindur edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Madje, këtë të fundit e takoi në objektin e Ambasadës së Kosovës në SHBA, e ku i pranishëm ishte edhe ambasadori Ilir Dugolli, raporton Demokracia.com.

Takim i “madh” i Kurtit në SHBA, takon ‘ideologen’ e krijimit të Lëvizjes Vetëvendosje

Kryeministri Albin Kurti është takuar edhe me Këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me të cilin ka biseduar disa herë edhe në telefon.

Dita e katërt: Kurti mezi ia del të sigurojë një takim, pritet nga një keshilltar në DASH

Për takimin me Chollet, Kurti njoftoi vetëm pasi ky publikoi detaje në rrjetin social Twitter.

Sa i përket presidentes Osmani, ajo ka zhvilluar më shumë takime, por siç u pa Kurtin nuk e ka marrë në asnjërin prej tyre./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 22 Prill 2025