Lajme
Ambasadorja e Britanisë në Ukrainë, Melinda Simmons, kthehet në Kiev
Demokracia
20:01 | 29 Prill 2022

Share:

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Ukrainë, Melinda Simmons, është rikthyer në Kiev, pasi u largua nga vendi, me fillimin e invazionit rus.

Kështu ka bërë të ditur Simmons në një postim në rrjetin social “Twitter”, përcjell Demokracia.com.

“Ishte një udhëtim i gjatë, por distanca ia vlejti. Shumë mirë që jam sërish në Kiev”, ka shkruar Simmons.

Kujtojmë se kryeministrit britanik Boris Johnson ka bërë të ditur se ambasada britanike në Kiev do të hapet këtë javë.

Ditë më parë presidenti amerikan, Joe Biden, ka emëruar diplomaten veterane Bridget Brink si ambasadore të SHBA-së në Ukrainë./Demokracia.com/

 

Të ngjashme