Lajme
Ines Demiri pret në ambasadën në Jerusalem ushtarakun izraelit
Demokracia
18:18 | 29 Prill 2022

Share:

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka pritur në takim kolonelin në rezervë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Ronen Itsik, anëtar i Forumit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Izraelit.

Demisti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se loloneli Itsik ka prezantuar punën e tij kërkimore-shkencore në ekzaminimin e marrëdhënieve civilo-ushtarake, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, e prita në takim kolonelin në rezervë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, z. Ronen Itsik, anëtar i Forumit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Izraelit (IDSF/Habithonistim).

Koloneli z. Itsik prezantoi punën e tij profesionale dhe kërkimore-shkencore në ekzaminimin e marrëdhënieve civilo-ushtarake, gjegjësisht në atë që njihet si “citizen-soldier military” – një ushtri e përbërë nga qytetarë të thjeshtë dhe jo ushtarë profesionistë. ???? /Demokracia.com/

Të ngjashme