Sport
Kuka: Kjo është taktika e Feronikelit, ndeshja ndaj Prishtinës në kupë është “jetë a vdekje” për Duron
Demokracia
22:52 | 14 Mars 2021

Share:

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Viktor Kuka e ka komentuar ndeshjen Feronikeli – Prishtina.

Sot, në Drenas, Feronikeli e ka mundur Prishtinën me rezultat të pastër, 2:0, shkruan Demokracia.com.

Kuka që aktivizohet te Malisheva ka zbuluar një “taktikë” të trajnerit Klodian Duro.

“Feronikeli e ka bërë një superndeshje ndaj Prishtinës. Taktika e Duros është të mos pësojnë, por në rregull nëse shënojnë”, ka deklaruar Kuka në “ATV.

“Ndeshja ndaj Prishtinës në kupë do të jetë ‘jetë a vdekje’ për Feronikelin të mërkurën”, tregoi ai. /Demokracia.com

Të ngjashme