Sport
Salah fiton çmimin “Futbollisti i Vitit” në Angli, lë pas yllin e Cityt
Demokracia
13:42 | 29 Prill 2022

Share:

Mohamed Salah u votua “Futbollisti i Vitit” nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit, një çmim vjetor që ka nderuar lojtarët më të mirë të Premierligës që nga viti 1948, sipas shtypit anglez.

Ky është çmimi i dytë për sulmuesin e Liverpoolit, kur hera e parë ishte në sezonin 2017/ 2018.

Me 48 për qind të votave mund konkurrencën e De Bruyne dhe Declan Rice, përkatësisht në vednin e dytë dhe të tretë.

Ndërsa për femrat këtë çmim e mori sulmuesja e Chelsea të femrave, Sam Kerr.

29-vjeçari është pjesë e Liverpoolit nga viti 2017 kur u transferua nga Roma. /Demokracia.com/

Të ngjashme