Sport
Begolli tregon se çfarë nuk i pëlqeu te Drita në barazimin e sotëm ndaj Ballkanit
Demokracia
22:29 | 14 Mars 2021

Share:

Kryendeshja e javës së 25-të në Superligën e Kosovvs në futboll u zhvillua në Suharekë.

Ballkani dhe Drita barazuan pa gola 0:0 në mesditën e sotme, shkruan Demokracia.com.

Analisti i futbollit, Granit Begolli ka zbuluar se çfarë nuk i pëlqeu te Drita në këtë ndeshje.

“Ajo që nuk më pëlqeu te Drita sot ishte se kur ishim në avantazh numerik me lojtarë, nuk e kërkuan fitoren”, ka thënë Begolli në “ATV”.

“Madje, Ballkani u tregua më kërkues kur mbeti me një lojtar më pak. Kjo nuk më pëlqeu sot te Drita”, tregoi ai.

“Kartoni i kuq për Sinanin? Nuk diskutohet se ishte vendim i rregullte”, shtoi Granit Begolli. /Demokracia.com

Të ngjashme