Flaka Loxha është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos.
Xhudistja kosovare në gjysmëfinale kaloi pas fitores ndaj xhudistes polake, Julia Koëlczyk me IPPON, shkruan Demokracia.com.
Loxha në gjysmëfinale ka punë me xhudisten gjermane, Pauline Starke.
Kampionati Evropian i xhudos po mbahet në Sofje të Bullgarisë./Demokracia.com/