Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka uruar kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një komunikim telefonik të zhvilluar pak minuta më parë.
Abdixhiku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se zgjedhja e Abazoviqit si kryeministër i Malit të Zi është arritje historike për shqiptarët.
“Zgjedhja e Dritan Abazović si Kryeministër i ri i Malit të Zi, përveç se arritje historike për shqiptarët në rajon, është dhe rikonfirmim i stabilitetit rajonal e orientimit properëndimor të vendit tonë fqinj. Në emër timin dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në komunikim telefonik pak çaste më parë, Dritanit i kam uruar zgjedhjen në këtë pozitë të rëndësishme për të e vet Malin e Zi. Uroj që vizioni i tij, dhe i joni bashkarisht, të sjellë progres të përbashkët rajonal e avancim të intereseve të dy shteteve në familjen euroatlantike”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Abdixhikut, pa ndërhyrje:
Zgjedhja e Dritan Abazović si Kryeministër i ri i Malit të Zi, përveç se arritje historike për shqiptarët në rajon, është dhe rikonfirmim i stabilitetit rajonal e orientimit properëndimor të vendit tonë fqinj.
Në emër timin dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në komunikim telefonik pak çaste më parë, Dritanit i kam uruar zgjedhjen në këtë pozitë të rëndësishme për të e vet Malin e Zi. Uroj që vizioni i tij, dhe i joni bashkarisht, të sjellë progres të përbashkët rajonal e avancim të intereseve të dy shteteve në familjen euroatlantike./Demokracia.com/