Lajme
Në 30 vjetorin e vrasjes kujtohet aktivisti i çështjes kombëtare Hajriz Metaj
Demokracia
17:26 | 28 Prill 2022

Share:

Tridhjetë vjet më parë, forcat serbe vranë Hajriz Metajn, veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare.

Metaj, i cili në atë kohë ishte Kryetar i Këshillit për Informim në Lidhjen Demokratike në Rakosh ishte plagosur rëndë më 25 prill të vitit 1992.

Nga plagët e marrë, Metaj vdiq dy ditë më pas.

Sot, 30 vjet më parë, më 28 prill të vitit 1992, ai u varros në fshatin e tij në Kërrninë të Istogut.

Një rrugë në fshatin Kërrninë sot mban emrin e tij.

Si çdo vit edhe sot ai u kujtua me krenari nga familjarët e tij.

I biri i Hajrizit, Uka, ka publikuar një fotografi pranë varrit të të atit.

Të ngjashme