Raportimeve të rreme për vdekjen e Mino Raiolas, agjentit të famshëm të futbollit i ka rënë pre edhe klubi i madh i futbollit botëror, Real Madridi.
Mediat më të mëdha botërore raportuan se Raiola kishte vdekur në një spital në Itali, megjithatë këto raportime i hodhi poshtë vetë Raiola i cili reagoi menjëherë në Tëitter, shkruan Demokracia.com.
Ende pa u konfirmuar asgjë rreth raportimeve, Real Madridi doli me komunikatë në faqen zyrtare duke shprehur keqardhje për vdekjen e Raiolas, e cila u demantua disa çaste më parë.
“Real Madrid CF, presidenti dhe Bordi i Drejtorëve të tij shprehin keqardhje të thellë për vdekjen e Mino Raiola dhe dëshirojnë të shprehin ngushëllimet, dashurinë dhe dashurinë e tyre për të gjithë të afërmit dhe të dashurit e tij”, shkruhej në komunikatën zyrtare të Los Blancos e cila u fshi me t’u demantuar raportimet.
Pas raportimeve se ka vdekur agjenti më i famshëm i futbollit, ka reaguar vetë Mino Raiola.
Ai nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ka reaguar me disa fjalë duke hedhur poshtë raportimet e mediave më të mëdha në botë.
“Gjendja aktuale shëndetësore për ata që pyesin: I inatosur, për herë të dytë në 4 muaj më vrasin. Gjithashtu në gjendje për të ringjallur”, ka shkruar Raiola në Twitter./Demokracia.com/