Lajme
FOTO| Ministrja boshnjake ia del të flasë më gjatë me Blinkenin se Kurti e Osmani
Demokracia
15:08 | 28 Prill 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës, Bisera Turkoviq, e ka takuar Sekretarin e Shtetit Amerikan, Antony Blinken, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që SHBA-ja ia ka ofruar këtij shteti.

Turkoviq përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se është jetike të vazhdojë prania e forcave ushtarake ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, përcjell Demokracia.com.

“E falënderova sekretarin Blinken për mbështetjen që SHBA i ofron Bosnje e Hercegovinës. Është jetike që të sigurohet vazhdimësia e pranisë së forcave ushtarake ndërkombëtare në Bosnje, si parakusht për përparim, sidomos pas pushtimit rus të Ukrainës. Theksova gjithashtu rëndësinë e mbështetjes që ata ofrojnë për përparimin rreth anëtarësimit”, ka thënë ajo.

Ndryshe nga Turkoviq, kryeministri Albin Kurti vetëm e ka takuar Blinken, ndërsa presidentja Osmani tha se e ka falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës, përcjell Demokracia.com.

“E falënderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-ja në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cenohen sërish”, ka thënë shkurt Osmani.

Ndërkohë, këto përshëndetje të liderëve të Kosovës me Blinken dhe me disa tjerë zyrtarë amerikanë, duke përfshirë ish-presidentin Bill Clinton, janë bërë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane Madeleine Albright.

Kurti dje e paraqiti si takim një përshëndetje që mezi e kishte siguruar me ish-presidentin Clinton.

Demokracia.com në disa pamje ka parë se ka qenë këshilltarja e Osmanit ajo që i tregoi Clintonit se kush është Kurti, derisa vërehet se i kërkon që ta bëjnë një foto bashkë./Demokracia.com/

Të ngjashme