Lajme
Krasniqi – LVV’së: Mimoza Kusari është në bankën e të akuzuarve për çështjet që ju i keni ngritur për hetim
Demokracia
13:34 | 28 Prill 2022

Share:

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit ka deklaruar se pushteti po tenton t’i pengojë hetimet për rrymën.

Krasniqi ka thënë se opozita ka të drejtë ta hetojë punën e Qeverisë dhe mohimi i një komisioni hetimor nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Ai, po ashtu, ka thënë se Mimoza Kusari-Lila është në bankën e të akuzuarve pikërisht për çështjet që LVV-ja i ka ngritur për hetime.

‘’Është për keqardhje që e keni shndërru këtë Kuvend në tifozëri. Hetimi parlamentar është instrumenti kryesor që e ka opozita në dispozicion. Ne kemi të drejtë me e hetu punën e Qeverisë që e ka zgjedh ky Kuvend. Nuk ka ndodh më parë me deviju. Ju sot po dëshironi ta pamundësoni. Nuk ka ndodhur asnjëherë në të kaluarën dhe shpresoj ta ndryshoni qasjen që të mos ndodh as tash që nga pushteti i numrave që keni ta pengoni opozitën. Shefja juaj, Mimoza Kusari, është në bankën e të akuzuarve pikërisht për çështjet që ju i keni ngritur për hetim. Unë jam i bindur që ajo është padrejtë aty, se nuk ka bërë asnjë faj e ju jeni të bindur që kjo ka bërë shkelje, se kështu keni thënë në të kaluarën”, ka thënë Krasniqi. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme