Lajme
Tahiri – Haxhiut: Një zor të madh e keni për ta justifikuar skandalin e Berishajt
Demokracia
11:12 | 28 Prill 2022

Share:

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati parlamentar në lidhje me skandalin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila mbrojti skandalin e ambasadorit kosovar në Kroaci, Martin Berishaj, raporton Demorkacia.com.

Tahiri kërkoi llogari nga ministrja Haxhiu, nëse në këtë rast kemi të bëjmë me tradhti kombëtare dhe e cilësoi të pajustifikueshëm mbrojtjen nga ministrja Haxhiu.

“Është e pabesueshme deri në çfarë niveli keni shku për me mbrojt një inkriminim të një zyrtari të lartë të Republikës së Kosovës në shpëlarjen e parave dhe në çështjen e tregtimit të energjisë elektrike. Është e pabesueshme sesi një ambasador, pra nxirren faktet, paguhen 600 mijë euro, i cili që një javë, sot një javë ka dalë skandale, s’ka arrit me e dëshmua që s’është e vërtetë. E kemi prit një press-konferencë nga ai dhe ta dëshmojë se s’ka xhirollogari në Mal të Zi, s’ka kompani në Mal të Zi, s’është pagu nga GEN-i me bazë në Serbi, kompani sllovene, nuk është pagu nga ta, nuk e ka deklaru pasurinë dhe sot me dalë Ministrja e Drejtësisë e me justifiku gjithë këtë skandal, e kisha kuptu me hesht, por me e jusfitiku gjithë këtë skandal vërtet duhet me qenë në një zor të madh. Pra, zotëri Berisha, që një javë nuk po arrin me demantu që s’është pagu nga një kompani që merret me energji elektrike, sllovene me bazë në Serbi, 600 mijë euro, pra është hap kompania me një punëtor dhe i ka marrë 600 mijë euro. Për ne si Republikë e Kosovës është e rëndësisë se ku kanë shku këto mjete, s’ka lidhje me shtetin slloven. Është me rëndësi me e pa se a është tradhti kombëtare kjo… a i kemi njerëzit tonë të paguam që po i shërbejnë dikujt tjetër”, theksoi Tahiri, raporton Demokracia.com.

Shefi i GP të PDK-së theksoi se është e pakuptueshme edhe sesi Berishaj i ka ik deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Haxhiu mbron ambasadorin: Martin Berishaj s’po ikë

Të ngjashme