Lajme
Plagoset një person në Prishtinë
Demokracia
08:27 | 28 Prill 2022

Share:

Një person është therur me thikë në Prishtinë pas një mosmarrëveshje. Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR / ARMËMBAJTJE PA LEJE /Rr.Fahri Fazliu, Prishtinë, 27.04.2022-02:36.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme