Qeveria indiane njoftoi se një Rekord Botëror Guinness u thye atje kur 78 mijë e 220 njerëz valëvitën flamujt kombëtarë në të njëjtën kohë.
Ministria e Kulturës indiane tha se një gjyqtar i Guinness ishte në dispozicion gjatë programit Veer Kunwar Singh Vijayotsav, i cili festonte rolin e mbretit të Jagdishpur Veer Kunwar Singh në Rebelimin Indian të 1857.
Veprimtaria, e mbajtur në Duler Ground në Jagdishpur, ishte pjesë e festimeve rreth 75-vjetorit të pavarësisë së Indisë.
Gjyqtari i Guinness konfirmoi se gjithsej 78 mijë e220 flamuj kombëtarë u valëvitën njëkohësisht gjatë “performancës”.
Rekordi i mëparshëm prej 56 mijë e 618 personash duke valëvitur flamuj u vendos nga Bordi Sportiv Punjab në Stadiumin Kombëtar të Hokejit në Lahore, Pakistan, në vitin 2014.