Lajme
Osmani e Kurti arrijnë ta takojnë edhe Atifete Jahjagën në Uashington
Demokracia
20:33 | 27 Prill 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë marrë pjesë sot në ceremoninë mortore të ish-sekretares së SHBA-së, mikes së Kosovës, Madeleine Albright. 

Osmani e Kurti gjatë kësaj ceremonie u takuan edhe me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, shkruan Demokracia.com.

Jahjaga ka publikuar një fotografi, duke u përshëndetur me kryeministrin Kurti, ndërkohë që të tre mbajnë maska të zeza anti-Covid.

Osmani e Kurti gjatë kësaj ceremonie arritën ta shohin ‘LIVE” edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Një fotografi pas shpinës së Blinken, nga ky takim pak sekondësh arritën ta kapin shoqëruesit e liderëve kosovarë.

Ende nuk dihet nëse gjatë kësaj vizite në SHBA, krerët e shtetit do të arrijnë të takohen edhe me ndonjë zyrtarë të lartë amerikanë./ Demokracia.com./ 

Të ngjashme