Drenica ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në garën për mbetje në elitën e futbollit kosovar.
“Kuqezinjtë” në stadiumin “Bajram Aliu” mposhtën 3:1 Ulpianën, skuadrën tjetër në garë për mbijetesë, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku pas ndeshjes në prononcim u shpreh optimist se Drenica do t’ia dalë në objektivin e saj për të siguruar ekzistencën.
“Kemi parashikuar ndeshje të vështirë për shkak të situatës në të cilën jemi në tabelë. Nuk kemi pasur komoditet të luajmë në mënyrë të qetë. Me rëndësi, pikët i fituam dhe arritëm ta menaxhojmë ndeshjen deri në fund”.
“Kam besimin e plotë nga të gjithë. Sikur të kishin ecur gjërat si duhet, nuk do ta diskutonim këtë situatë. Klubet kanë probleme financiare dhe vjen në situatë në të cilën jemi edhe ne”.
“Ne nuk do të duhej as ta mendonim pozitën ku jemi, por jemi optimist”, ka thënë Lushtaku për Art Sport./Demokracia.com/