Sport
Lufta detyron mbylljen e kampionatit në Ukrainë, s’ka titull për liderin
Demokracia
16:19 | 27 Prill 2022

Share:

Liga e Futbollit të Ukrainës njoftoi këtë të mërkurë ndërprerjen përfundimtare të Premier Leagues së Ukrainës.

Me një postim në kanalet e saj zyrtare, është bërë e ditur se të gjitha skuadrat e elitës së futbollit ukrainas kanë mbështetur propozimin për ndërprerjen e sezonit 2021/22, pasi kampionati nuk mund të përfundojë për shkak të zgjatjes së statusit të gjendjes ushtarake në vend.

Prandaj, renditja përfundimtare mbetet ajo e 24 shkurtit 2022, por nuk do të jepet trofeu i titullit.

Skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane do të përcaktohen në bazë të kësaj renditjeje./Demokracia.com/

Të ngjashme