73-vjeçari Sabri Serdari që ka ndërruar jetë si pasojë e një zjarri të rënë në shtëpinë e tij në fshatin Verbas të Patosit ishte i paralizuar dhe nuk mund të lëvizte. Kur ka rënë zjarri në shtëpi ai ishte vetëm, pasi e shoqja kishte 2 orë që ishte larguar. Fëmijët e tij jetonin jashtë vendit.
Fqinjët thonë se e kanë parë zjarrin shumë vonë dhe nuk kishin mundësi ta shpëtonin. Sipas tyre autoritetet kanë shkuar shumë vonë për të shuar zjarrin.
“Policia ishte shumë me vonesë. Ai ishte i sëmurë dhe i shtrirë brenda. Flaka e mbyti menjëherë. Gruaja e tij nuk ishte aty, kishte ikur prej 2 orësh. Nuk dëgjuam asgjë. Vetëm kur pamë flakën dhe nuk arritëm dot ta shpëtonim”, shtoi një fqinj.
“Fëmijët i kanë jashtë. Ishte në krevat nuk lëvizte. Ne e pamë nga fundi zjarrin”, tha një tjetër.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Abc shtëpia është shkrumbuar. Vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit./abcnews.al