Dhjetra tifozë të Villarrealit janë parë rrugëve të Liverpoolit në prag të ndeshjes kundër skuadrës së Jurgen Klopp në Ligën e Kampionëve.
Villarreali e luan ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit në “Anfield Road”, shkruan Demokracia.com.
Faqja zyrtare e klubit spanjoll ka publikuar pamjet e tifozëve të tyre duke kënduar në një nga sheshet e qytetit të Liverpoolit.
Pues esto ya va ?.#UCL pic.twitter.com/6ZkcI2JXqO
— Villarreal CF (@VillarrealCF) April 27, 2022
Villarreali është befasia e këtij edicioni në ligën më prestigjioze evropiane për klube duke arritur deri në gjysmëfinale, madje duke eliminuar gjigantët si Juventus e Bayern Munich.
Ndeshja e sontme mes Liverpoolit dhe Villarrealit luhet me fillim nga ora 21:00./Demokracia.com/