Lajme
Ambasadori amerikan kërkon më shumë drejtësi për të zhdukurit
Demokracia
11:06 | 27 Prill 2022

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, në shënim të 27 Prillit – Ditës së personave të pagjetur të Kosovës, ka thënë se duhet bërë më shumë për të siguruar drejtësi për këto familje.

Ai tha se SHBA-të i qëndrojnë pranë anëtarëve të familjeve të cilët iu mungojnë përgjigjet për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur.

“Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë me anëtarët e familjeve të cilëve, pas 20+ vitesh, ende u mungojnë përgjigjet për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. Duhet bërë më shumë për të siguruar drejtësi dhe përmbyllje, për këto familje dhe ata që humbën”, shkroi ai.

 

Të ngjashme