Auto&Tech
Kopertina e re e “Times”: Çfarë gabojnë të gjithë për Elon Musk?
Demokracia
09:05 | 27 Prill 2022

Share:

Në kopertinën e re të “Times” kësaj radhe është multimiliarderi Elon Musk, i cili së fundmi bleu rrjetin social, Twitter.

Kjo revistë vendosi Musk me një kafaz brenda të cilit ka zogj të kaltër – figura kryesore e cila identifikon Twitterin, transmeton Klankosova.tv.

“Çfarë gabojnë të gjithë për Elon Musk” – është titulli që shoqërohet me kopertinën.

Nëse nuk e dini, Twitter ka rënë dakord t’i shesë veten Elon Musk-ut, në një marrëveshje me vlerë rreth 44 miliardë dollarë.

Marrëveshja mbyll një cikël lajmesh të stuhishme, në të cilën shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX u bë një nga aksionerët më të mëdhenj të Twitterit.

Marrëveshja vjen pasi Musk zbuloi se kishte financuar 46.5 miliardë dollarë për të blerë kompaninë.

Ndërsa Musk tha në Twitter të hënën “shpresoj që edhe kritikët e mi më të këqij të mbeten në Twitter, sepse kjo është ajo që do të thotë liria e fjalës”.

Të ngjashme