Sport
Sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve
Demokracia
08:24 | 26 Prill 2022

Share:

Do të zhvillohet sot gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve ku do të ballafaqohen Manchester City dhe Real Madridi.

Ballafaqimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin “Etihad” në Angli duke filluar nga ora 21:00.

Para ndeshjes, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar se pritet të ketë disa ndryshime në formacionin e skuadrës së tij.

Të dy skuadrat do të kenë disa mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje, por gjithsesi ajo pritet të jetë një luftë e fortë para ballafaqimit të dytë në “Santiago Bernabeu”.

Të ngjashme