Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, do të zhvillojnë një bisedë telefonike këtë të martë.
Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
“Po, ka plane të tilla”, tha ai për RIA Novosti.
Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do të vizitojë Moskën sot, ku do të diskutojë situatën në Ukrainë me Putinin dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.