Sport
Renditja tabelore në Superligë pas tri ndeshjeve të sotme në Suharekë, Gjilan dhe Skënderaj
Demokracia
15:30 | 14 Mars 2021

Share:

Tri ndeshjet e fundit të javës së 25-të në Superligën e Kosovës janë zhvilluar në mesditën e sotme.

Kryendeshja u zhvillua mes Ballkanit dhe Dritës, Gjilani u përball me Trepçën ’89, kurse Drenica luajti ndaj Arbërisë, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja në Suharekë mes Ballkanit dhe Dritës u mbyll pa gola 0:0.

Me këtë barazim, Drita mbetet lider me 54 pikë, kurse Ballkani në vendin e dytë me 52 sosh.

Nga ana tjetër, Gjilani fitoi pas shumë kohësh në Superligë duke mundur Trepçën ’89 2:1.

Kjo fitore e lë Gjilanin në vendin e katërt me 36 pikë, kurse Trepça ’89 mbetet në vendin e pestë me 32 sosh.

Dhe për fund, barazimi 1:1 mes Drenicës dhe Arbërisë lë drenicasit në vendin e nëntë me 26 pikë, kurse lipjanasit në vendin e tetë me 27 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme