Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së me 190 vota.
190 delegatë ia kanë dhënë besimin Lumir Abdixhikut që ai të jetë kryetar i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), raporton Demokracia.com.
Pas zgjedhjes së tij, kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, një herësh edhe kryetar i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka reaguar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Ai ka thënë se me zgjedhjen e Abdixhikut, do t’ia kthejnë vendin LDK-së.
Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:
Të nderuar aktivist të LDK në Vushtrri e Kosovë,
Nga sot kryetar i LDK është Prof. Dr. Lumir Abdixhiku. U ndegjua zëri juaj për ndryshim.
Jam krenar që dega jonë ishte e para që e ngriti zërin për ndryshim!
Bashkë do të kthejme LDK ku e ka vendin
Shihemi në fitore ✌?✌?
#urime. /Demokracia.com/
https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1636571546540052