Sport
Gjilani gjen pasuesin e Ismet Munishit deri në fund të edicionit
Demokracia
12:41 | 25 Prill 2022

Share:

Alban Hyseni pritet ta marrë drejtimin e Gjilanit deri në fund të edicionit.

Hyseni do të jetë zëvendësues i Ismet Munishit i cili do të shkarkohet nga posti i kryetrajnerit, raporton Demokracia.com.

Kështu ka mësuar Demokracia.com nga burime të sigurta në klubin gjilanas.

Alban Hyseni ishte njëri nga ndihmëstrajnerët e Gjilanit në edicionet e fundit të klubit “kuqebardhë”. Hyseni karrierën e tij si futbollist ia kishte kushtuar vetëm Gjilanit duke mos ndërruar asnjëherë ambient.

Ismet Munishi pritet të shkarkohet gjatë ditës nga Gjilani pas disfatës 2:0 nga Dukagjini në fundjavë dhe ngecjes në garë për titull kur kampionati po shkon drejt fundit.

LAJMI I FUNDIT: Gjilani e shkarkon trajnerin Ismet Munishi

Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 55 pikë të mbledhura, nëntë më pak se lideri, Ballkani. /Demokracia.com/

Të ngjashme