I ashtuquajtur drejtor për zyrën për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka hedhur akuza të rënda në adresë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti.
Pasi Kurti e quajti Vuçiqin “Putini i vogël i Ballkanit”, Petkoviqi e quan kryeministrin tonë “Hitleri i vogël i Ballkanit”.
Sipas këtij të ashtuquajturi zyrtar serb për Kosovën, “Kurti ëndërron pastrimin etnik të serbëve nga rajoni i Kosovës”, siç e citojnë mediat serbe deklaratën e tij.
“Në ëndrrat dhe planet e Hitlerit, ai shqetësohet nga lufta e Aleksandër Vuçiqit si luan për të mbrojtur interesat e popullit serb në Kosovë”, ka thënë Petkoviq.
“Prandaj po i them Hitlerit të vogël se Aleksandër Vuçiqi do të jetë ankthi i tij sepse nuk do të lejojë pastrimin e serbëve të Kosovës”, citohet të ketë thënë Petkoviq