Lajme
Zelensky uron Macronin pasi u rizgjodh president
Demokracia
11:28 | 25 Prill 2022

Share:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar presidentin francez Emmanuel Macron, pas rizgjedhjes së tij si president i Francës.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Zelensky e ka quajtur Macronin një “mik të vërtetë” të Ukrainës, duke shtuar: “se i uron sukses për të mirën e njerëzimit”.

“Vlerësoj përkrahjen e tij dhe jam i bindur se do të lëvizim para së bashku me një fitore të re. Përpara një Evrope të bashkuar dhe të fuqishme”, ka shkruar Zelensky.

Të ngjashme