Lajme
Armend Zemaj: Kemi siguruar 500 mijë vaksina të Pfizer-it per Kosoven
Demokracia
13:35 | 05 Janar 2021

Share:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen këtë fillimvit, do të garojë e vetme. Selim Selimi nga kjo parti thotë se për koalicione do të mendojnë vetëm pas zgjedhjeve, derisa është shprehur i bindur se AAK-ja do të dalë fituese në këto zgjedhje. Duke qenë se kanë marrë vendim që në zgjedhje të garojnë të vetëm, Selimi i AAK-së thotë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë nga partitë politike për koalicione paszgjedhore.

“Për parazgjedhor do të garojmë të vetëm, për paszgjedhor mendojmë që vija të kuqe nuk ka, nuk ka vija të kuqe jo si lloj nënshtrimi por nuk ka vija të kuqe sepse mendojmë që secila parti ashtu siç radhitet nga vota e sovranit na kemi hapësirë për të bashkëpunuar. Aleanca ka bashkëpunuar edhe në opozitë me partitë politike edhe në pozitë me parti të ndryshme politike, andaj e kemi pa që vizioni ynë që është i qendrës së djathtë mund në një koalicion të mundshëm të cilin me shpresë që ne do t’i fitojmë zgjedhjet një koalicion të mundshëm me ndonjërën prej partive për ta gjetur një harmoni të qeverisjes së përbashkët. Do të thotë, ne kemi përvojë të qeverisjes me partitë, kemi përvojë edhe të opozitarizmit me partitë e tjera, andaj e dimë ato përparësitë dhe mangësitë e koalicioneve të mundshme paszgjedhore”, thotë ai.

Selimi është shprehur i bindur se partia pjesë e të cilës është do të dalë fituese në këto zgjedhje të parakohshme, për shkak të, siç thotë ai, punëve që kanë bërë.

Të ngjashme