Lajme
Lushaku-Sadriu për thirrjen e ambasadorit Halimi: Krejtësisht në kundërthënie me misionin e një ambasadori
Demokracia
20:57 | 24 Prill 2022

Share:

Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas skandalit të ambasadorit kosovar në Francë, Mehdi Halimi, i cili votoi dhe u bëri thirrje kosovarëve për votim në Francë.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu ka thënë se skandalet në diplomacinë kosovare nuk kanë të ndalur as sot në Ditën Ndërkombëtare të Diplomacisë.

Sipas saj, kjo është krejtësisht në kundërthënie me misionin që ka një ambasador, por edhe paradoksale në raport me shtetin që e përfaqëson.

Demokracia.com gjatë ditës së sotme ka raportuar rreth këtij veprimi skandaloz të ambasadorit të Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, i cili kishte bërë thirrje që të votojnë të gjithë kosovarët që kanë nënshtetësi franceze, por që kjo thirrje e tij është në kundërshtim me misionin e tij diplomatik.

Postimi i plotë i zyrtares së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu:

Si për ironi, skandalet në diplomacinë kosovare nuk kanë të ndalur as sot në Ditën Ndërkombëtare të Diplomacisë: Ambasadori fuqiplotë i

Republikës së Kosovës voton në zgjedhje të Francës dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin për të votuar në zgjedhje (të një shteti tjetër).

Kjo është krejtësisht në kundërthënie me misionin që ka një ambasador, por edhe paradoksale në raport me shtetin që e përfaqëson. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme