Një person ka tentuar të vetëvritet gjatë ditës së shtunë në Gjakovë.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
“Me datë 23.04.2022, Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar informatë se ne emergjencën e Spitalit Rajonal ” Isa Grezda” kërkon ndihmë një person që ka tentuar të vetëvritej. Patrulla policore ka shkuar në spital dhe nga personeli mjekësor ka pranuar raport mbi gjendjen e rendë shëndetësore , pasi që e njëjti kishte përdorur një sasi të madhe të medikamenteve (barna që dyshohen të jenë të llojit “Xanax)”, tha Gjurkaj.
Ai tha më tej se në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore të cilët kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
“Viktima pasi ka pranuar tretmanë mjekësorë është hospitalizuar në repartin Intensiv të të njëjtit spital”, tha Gjurkaj.
Sipas policisë rasti është nën hetime./Demokracia.com/