Sport
Munishi: Dukagjini fitoi me meritë, le të bëhet kampion më i miri
Demokracia
15:41 | 24 Prill 2022

Share:

Gjilani ka lëshuar tjetër mundësi të madhe për t’iu afruar me pikë liderit, Ballkanit. “Kuqebardhët” u mposhtën në Klinë nga Dukagjini.

Altin Merlaku, sulmuesi klinas ishte “heroi” i Dukagjinit në këtë përballje duke realizuar dy golat e fitores, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas ndeshjes tha se fitorja e Dukagjinit ishte me meritë.

“Problemi nuk është te Gjilani. Dukagjini është shumë i rrezikshëm. Fitorja e Dukagjinit është me plot meritë. Në një ndeshje të tillë 25 raste nuk mund t’i kesh, i ke katër ose pesë. Ato duhet t’i shfrytëzosh. Jam i kënaqur me referimin e Nuzës”, deklaroi Munishi për ArtSport.

“Po ndikojnë faktorë të tjerë, është koha e fundit me ndreç futbollin. Le të del më i miri kampion”, shtoi Munishi.

Gjilani zë vendin e tretë me 55 pikë, nëntë më pak se Ballkani kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund./Demokracia.com/

Të ngjashme