Sport
Gjilani në epërsi përballë Trepçës ’89, Drenica po fiton ndaj Arbërisë
Demokracia
13:48 | 14 Mars 2021

Share:

Janë mbyllur pjesët e para në dy prej tri ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani i Ismet Munishit është duke u përballur me Trepçën ’89, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja në fjalë pas 45 minutash është mbyllur me rezultat minimal, 1:0, ku për Gjilanin realizoi supergol Gerhard Progni (‘4).

Në ndeshjen tjetër, Drenica po fiton 1:0 ndaj Arbërisë pas 45 minutave.

Për Drenicën shënoi Eglant Gjoni në minutën e 31-të të ndeshjes. /Demokracia.com

Të ngjashme