Lajme
Pejë: Vdes një person pasi e zuri rryma duke punuar me vinç
Demokracia
13:12 | 23 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Mëngjesin e sotëm një person ka vdekur në lagjen “Dardania” në Pejë, derisa që po kryente disa punimeve dhe nga pakujdesia ka pasur kontakt me energjinë elektrike.

Lajmin për Demokracia.com  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 10:16 Policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor i cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.

Ai  tha më tej se nuk dihet se çfarë ishte duke punuar i ndjeri në momentin kur e zuri rryma.

Ndërkohë që në media raportohet se viktima ishte duke punuar me vinç./Demokracia.com/

Të ngjashme