Lajme
“E kemi kapur qenin”| Rrjetet sociale “vërshojnë” nga shakatë pas deklaratës së Përparim Ramës
Demokracia
11:48 | 23 Prill 2022

Share:

Pas deklaratës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama që dha dje, ku tha se qeni që sulmoi mjekët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është kapur dhe është dërguar në mbajtje, në rrjetet sociale kanë filluar talljet e mëdha.

Dy ditë më herët tre mjekë të QKUK-së u sulmuan nga qentë dhe për këtë rast Rama tha i vjen keq derisa tregoi edhe se çka ndodhi me qenin që i sulmoi ata.

“Më vjen keq për rastin që ka ndodhur me mjekët e QKUK-së. Faktikisht, aty veçse është zënë qeni dhe është parë që s’ka qenë i trajtuar. Ka ardhur prej dika dhe tash ai është në mbajtje dhe në bazë të proceseve ligjore do të trajtohet si i tillë”, ka thënë dje Rama në një konferencë për media.

Mirëpo menjëherë pas kësaj deklarate të të parit të Prishtinës, ka pasur reagimi prej më të ndryshme në rrjetet sociale.

Shumë ‘meme’ u shpërndan, duke e shndërruar gjithë këtë çështje në shaka të madhe, shkruan gazetametro.

‘Shkoni në veri’, ‘Ja keni QR Prishtinës’, ‘I can’t breathe’, ‘Lirohet qeni i arrestuar në Prishtin’, ‘Ktu s’ka sen’, janë disa nga foto-montazhat që u krijuan për t’u tallur me deklaratat e Ramës.

 

 

 

 

Të ngjashme