Një ndër sfidat më interesante të fundjavës do të luhet në kampionatin anglez.
Në Premierligën angleze do të zhvillohet derbi i famshëm i Londrës Veriore, Arsenal – Tottenham.
Në fazën e parë Jose Mourinho i la zotërimin e topit kolegut të tij Mikel Arteta dhe për hir të së vërtetës “topcinjtë” e kontrolluan sferën në nivelin 69%, por gjithsesi atë duel e fituan qartësisht “spurs’, që ia dolën për të shënuar dy gola që në fraksionin hapës të ndeshjes, me anë të dyshes më të mirë të Premier League-s Son–Kane, ndërsa tani sfida e kthimit do të mbahet në Stadiumin Emirates dhe dy ekipet duhet të mbledhin forcat për të lënë mënjanë lodhjen e mesjavës në Europa league, shkruan Supersport.al.
Të dyja synojnë par ta përmirësuan pozitat dhe një afrim të mundshëm me Zonën Champions, zonë që është mbipopulluar dhe është bërë vërtet shumë interesante, për të cilën një interes tepër të veçantë ngjall gjithashtu edhe takimi i mbrëmjes, në orën 20:15 në Old Trafford ndërmjet Manchester United dhe West Ham-it që drejtohet nga ish-trajneri i djajve të kuq David Moyes. /Demokracia.com