Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re e Kosovës.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), një herësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re e Kosovës.
Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka ftuar kolegët e tij që t’i hapin rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës, përcjell Demokracia.com.
Postimi i plotë i Pacollit, pa ndërhyrje:
Pas certifikimit të zgjedhjeve falënderoj të gjithë votuesit e AKR-së, të cilët edhe këtë herë më dhanë mundësinë të jam zëri i tyre në Kuvend. Është një nder dhe përgjegjësi për mua. Kuvendi i Kosovës të fillojë punën sa më parë. I ftoj kolegët e mi deputet të respektojnë vullnetin e sovranit dhe të hapin rrugë për formimin e Qeverisë së re. /Demokracia.com/
Pas certifikimit të zgjedhjeve falënderoj të gjithë votuesit e AKR-së, të cilët edhe këtë herë më dhanë mundësinë të jam…
Posted by Behgjet Pacolli on E Diele, 14 Mars 2021