Lajme
Moti i ligë ndalon punën në portin e Shëngjinit
Demokracia
20:21 | 22 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Moti i ligë me shi dhe erë të fortë sidomos pas mesdite në Shqipëri, ka sjellë probleme edhe në Portin e Shëngjinit.

Kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla detare. Aktualisht dallgëzimi në det është 5 deri ne 6 ballë në drejtimin jug/lindje.

Era e fortë dhe kushtet atmosferike kanë bërë që të bllokohet lundrimi për dy ditë me radhë, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike./tch

Të ngjashme