Superliga e Kosovës në futboll vjen sot me një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe joshëse, shkruan Demokracia.com.
Në Suherkë përballen pretendentët dy skuadrat kryesore në luftë për titull, Ballkani e Drita.
Dy skuadrat kryesuese të renditjes, nuk mund të kenë asnjë synim tjetër përveç fitores e cila do të thotë shumë në vazhdim të garave.
Drita i prinë tabelës me 53 pikë dy më shumë sesa Ballkani që ka 51 në vendin e dytë. Kush do të festojë sot mbetet të shihet por e sigurt është që do të jetë një ndeshje shumë e fortë.
Ndesha nis nga ora 13:30 dhe do të transmetohet në Art Sport e Klan Kosova.
Sot luhet edhe tri ndeshje tjera që nisin nga ora 13:00. Munishi debuton në bankinën e Gjilanit ku përballet me Trepçën ’89.
Ndeshja tjetër interesante e ditës zhvillohet në “Bajram Aliu”, ku përballen dy ekipet kuqezi që po luftojnë për mbijetesë, Drenica e Arbëria.
SUPERLIGA – SOT
13:00 Gjilani – Trepça ’89
13:00 Drenica – Arbëria
13:30 Ballkani – Drita. /Demokracia.com