Një ditë pas publikimit të skandalit ku raportohet se është përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kryeministri Albin Kurti si duket nuk po preferon të flasë para qytetarëve për të.
Kështu, këtë punë ia ka lënë zëdhënësit të tij Përparim Kryeziut, i cili sot vetëm e ka mbështetur reagimin e Berishajt, i cili i mohoi këto raportime, përcjell Demokracia.com.
“Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza”, ka shkruar ndër të tjera, Kryeziu.
DOKUMENTE| Martin Berishaj fshehu në AKK kompaninë në Mal të Zi ku i barti 600 mijë euro
Postimi i plotë i zëdhënësit të Qeverisë:
Ambasadori jonë në Kroaci, Martin Berishaj i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë. Duhet të jemi të kujdeshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër. Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza./Demokracia.com/