Sport
Manchester City vazhdon me fitore, mposht bindshëm Fulhamin
Demokracia
23:01 | 13 Mars 2021

Share:

Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë.

“Qytetarët” sonte e kanë mposhtur lehtë Fulhamin e rezultat 0:3, shkruan Demokracia.com.

City i cili në këtë takim hyri si favorit absolut, e ka arsyetuar këtë epitet, pasi ka shënuar fitore të pritshme për të vazhduar kështu i vetëm kryesimin në tabelë.

Jones, Jesus e Aguero realizuan golat për Manchesterin për t’ia dhënë kështu tri pikë të reja që e qojnë në kuotën e 71 pikëve, dhe vetëm ndonjë mrekulli do të bënte ta humbasin luftën për titull sivjet, pasi tash janë plot 17 pikë larg vendit të dytë që e mbanë Manchester Unitedi por që ka dy ndeshje më pak. /Demokracia.com

 

Të ngjashme