Sport
Alarm për bombë në shtëpinë e Harry Maguire, policia kontrollon me qen anti-eksploziv
Demokracia
18:32 | 21 Prill 2022

Share:

Harry Maguire nuk po përjeton sezonin më të mirë të karrierës me Manchester United dhe kjo është e qartë, por situata e tij pas përplasjeve me tifozët, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit dhe tashmë ai ndjehet i rrezikuar edhe në shtëpinë e tij.

“Sky Sports UK” ka bërë të ditur se futbollisti ka marrë një kërcënim dhe në banesën e tij ka pasur një alarm për bombë që i është raportuar policisë. Një zëdhënës për shtyp i kapitenit të Unitedit konfirmoi gjithçka që kishte ndodhur sot në banesën e futbollistit.

“Siguria e familjes së tij dhe atyre që janë përreth është qartësisht prioriteti numër një për Herrin. Në 24 orët e fundit, ai ka marrë një kërcënim serioz në shtëpinë e tij. Ai ia ka raportuar policisë dhe ata po kontrollojnë gjithçka”, u shpreh zëdhënësi.

Policia angleze mësohet se ka kontrolluar banesën e futbollistit, por edhe zonën përreth saj, për të shqyrtuar nëse ekziston rreziku konkret. “Të mërkurën më 20 prill, Polica e Çishajër, mori një raportim për një kërcënim me bombë në një adresë në zonën e Uillmslou. Nuk u bë evakuim, por si një masë parandaluese, një qen anti-eksploziv u dërgua në këtë adresë sot, më datë 21 prill, për të kontrolluar kopshtet dhe zonën përreth”, ishte reagimi i policisë për ngjarjen në fjalë. /Demokracia.com

Të ngjashme