Varrezat masive u gjetën në një fshat afër Mariupolit, tha kryebashkiaku Vadim Boychenko.
Ai konfirmoi raportet se “llogore” ishin zbuluar në fshatin Manush në rajonin e Donetskut dhe pretendoi se forcat ruse kishin mbledhur kufomat në kamionë dhe i kishin hedhur atje, transmeton Demokracia.com.
Duke folur përmes një lidhjeje video nga një vend i panjohur, ai tha se “ushtarët rusë po fshijnë krimet e tyre”.
“Kjo është java e dytë me radhë që gjithçka mbyllet plotësisht. Askush nuk lejohet të hyjë. Ata po kryejnë pastrime. Ata po fshehin krimet e kryera nga Federata Ruse në Mariupol,” tha ai.
“Sipas vlerësimeve tona, më shumë se 20,000 civilë u vranë në sulmet me artileri dhe raketa të armikut në rrugët e qytetit tonë”, shtoi ai. /Demokracia.com/