Sport
Adriano assesi të ndahet nga Interi, paraqitet edhe në stërvitjen e skuadrës
Demokracia
16:33 | 21 Prill 2022

Share:

Legjenda braziliane, Adriano ende nuk është larguar nga Italia dhe po vazhdon të qëndrojë në qytetin e modës në Milano.

Adriano ishte i ftuari special i Interit në derbin kundër Milanit në kuadër të gjysmëfinales së dytë në Kupën e Italisë, takim ai i fituar 3:0 nga “zikaltrit”.

Pas pranisë së tij në “San Siro” me rastin e derbit të fituar të Kupës së Italisë dhe takimit me presidentin Zhang, Adriano vijon të “zhytet” në botën e Interit dhe sot u zhvillua vizita e shumë pritur në Pinetina, ku skuadra e Simone Inzaghit po stërvitej.

“Sa gola më ke shënuar? Hajde na vizito më shpesh”, kjo ishte batuta e Inzaghit, raportojnë mediat italiane, përcjell Demokracia.com.

Më pas ekipi dhe Inzaghi u përshëndet me “perandorin” para se ai të largohej./Demokracia.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Inter ??? (@inter)

Të ngjashme