Erik ten Hag është emëruar para pak kohësh trajner i ri i Manchester United. Trajneri holandez nënshkroi me “Djajtë e Kuq” deri në qershor të vitit 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Trajneri i ri i Man United u shpreh i lumtur me emërimin në krye të stolit te klubi i madh anglez, ndërsa ka theksuar se është të drejtosh Manchester United është nder i madh për të.
“Është një nder i madh të emërohem menaxher i Manchester United dhe jam jashtëzakonisht i emocionuar nga sfida përpara. Unë e njoh historinë e këtij klubi të madh dhe pasionin e tifozëve dhe jam absolutisht i vendosur të krijoj një ekip të aftë për të dhënë suksesin që meritojnë”, tha Ten Hag për faqen zyrtare të klubit, përcjell Demokracia.com.
52-vjeçari foli edhe për largimin e tij nga Ajaxi, duke u shprehur se do të jetë e vështirë për t’i thënë lamtumirë klubin holandez.
“Do të jetë e vështirë të largohem nga Ajax pas këtyre viteve të pabesueshme, dhe unë mund t’i siguroj tifozët tanë për angazhimin tim të plotë dhe fokusimin në përfundimin e suksesshëm të këtij sezoni përpara se të shkoj te Manchester United”, shtoi ai.
???
The new First-Team Manager of Manchester United: Erik ten Hag.#MUFC || #WelcomeErik
— Manchester United (@ManUtd) April 21, 2022
Erik ten Hag te Man United do ta zëvendësojë trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick.
52-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Ajaxit, gjigantit holandez që nga viti 2017, ndërsa kishte kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Ten Hag karrierën e kishte nisur si ndihmëstrajner te PSV për të drejtuar më pas Go Ahead Eagles, skuadrën II të Bayern Munich dhe Utrechtin./Demokracia.com/