Lajme
Rama: Nëse vendosni Sali Berishën në krye, ne me PD ndërpresim çdo marrëdhënie
Demokracia
12:13 | 21 Prill 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i prerë gjatë një fjalimi në Kuvend dhe ka thënë se nëse Sali Berisha vendoset në krye të PD-së, atëherë shumica do të ndërpresë çdo marrëdhënie me selinë blu.

“Ndërkohë, do ishte mirë që dy gjëra të jenë shumë të qarta, e para me Saliun ne nuk kemi punë. Saliu për ne është i vdekur. Kuptohet politikisht dhe institucionalisht, jo biologjikisht, sinqerisht ne i urojmë jetë të gjatë. Kështu që me të vdekurin që e keni mes të shtëpisë dhe s’dini ç’ti bëni ne mos na ngatërroni. Ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin apo PD”.

“Nëse ju vendosni një të vdekur ne do të ndërpresim çdo marrëdhënie. Nëse ju do të keni Saliun në krye është zgjedhja juaj. Unë nuk po merrem me të, po merrem me ju, sepse ju jeni këtu. Dhe duke qenë se ju jeni këtu me ju komunikojmë dhe ndërveprojmë”, u shpreh Rama, shkruan tvklan.

Të ngjashme