Kuriozitete
VIDEO| Topi i zjarrtë mbi Ontario ka të ngjarë të ketë lënë disa meteorë të vegjël në tokë
Demokracia
08:29 | 21 Prill 2022

Share:

Studiuesit kanadezë thanë se një top zjarri jashtëzakonisht i ndritshëm, që ndriçoi qiellin e natës mbi Ontario, ka të ngjarë të ketë lënë fragmente të shumta meteori në tokë.

Departamenti i fizikës dhe astronomisë në Universitetin Perëndimor në London të Ontarios tha se një rrjet kamerash qiellore regjistruan topin e zjarrtë që rridhte në qiell në orën 23:37 të dielën.

Departamenti shtoi se fragmente të meteorit ka të ngjarë të arrijnë në tokë pranë bregut lindor të liqenit Simcoe, afër Argyle.

“Ky top zjarri ishte veçanërisht i rëndësishëm sepse po lëvizte ngadalë, ishte në një orbitë asteroidale dhe përfundoi shumë poshtë në atmosferë. Të gjithë këta janë tregues të mirë që materiali mbijetoi,” tha Denis Vida, një bashkëpunëtor postdoktoral i astronomisë dhe ekspert meteorësh.

Vida theksoi se një analizë e videos tregon se meteoritët e shumtë të vegjël mund të kenë rënë në tokë.

Muzeu Mbretëror i Ontarios po i kërkon kujtdo që gjen një meteorit të dyshuar që t’i kontaktojnë.

Të ngjashme