Lajme
Mustafa: Kurti ka frikë nga dialogu
Demokracia
22:43 | 20 Prill 2022

Share:

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Albin Kurti ka frikë nga dialogu me Serbinë.

Mustafa ka qenë i ftuar në “Context”, në ATV ku ndër të tjerash ka folur edhe për dialogun dhe qasjen e qeverisë në bisedime.

“Albin Kurti shohë se ka frikë, sepse çdo njëri që hynë aty nuk mund të del prej dialogut si hero, në qoftë se hynë në dialog dhe ulesh në tavolinë që të bisedosh me Serbinë atëherë është e pa mundur që vetëm ti si palë ti realizosh vetëm kërkesat e tua pa i realizuar edhe pala tjetër kërkesat e veta. Në këtë rast nuk mundesh me dal me thënë që vetëm unë jam fitimtar nga dialogu, sepse vetë fakti që është dialog të dy palët i maksimalizojnë kërkesat e veta“, tha Mustafa në “Context”.

Ndërsa i pyetur se a keni ju frikë që Kosova mund të pësojë në një mënyrë ose tjetër, Mustafa ndihet i frikësuar që Kosova mund të pësojë.

“Mendojë që ne mund të pësojmë sepse nuk shohë se Serbia ka çka të pësojë në këtë në këtë pjesë sepse Serbia në një formë ndërkombëtarisht është një shtet i konsuliduar, anëtare e OKB, nuk varet se a e njohjet. Ne jemi në një situatë që kemi pesë vende të Bashkimit Evropian që nuk na kanë njohur dhe BE që mban qasje neutrale ndaj statusit“, shtoi ish-kryeministri.

Të ngjashme